Mirësevini në Sistemin për Hartimin e Legjislacionit të Republikës së Kosovës
“Sistemi për hartimin e legjislacionit” shërben si platformë hartuese që u mundëson zyrtarëve publike të hartojnë legjislacionin direkt në sistem. Si rezultat, palët e interesuara do të kursejnë kohë pasi procedimi tutje i dokumenteve bëhet automatikisht nga sistemi. Gjithashtu, procesi i përafrimit të legjislacionit vendor me atë të BE-së përfiton nga ky sistem sepse tabela e përputhshmërisë me Acquis hartohet drejtpërdrejtë në sistem. Po ashtu, sistemi mundëson që mangësitë e mëparshme siç janë: problemet teknike me formatizimin e projekt akteve ligjore dhe akteve nënligjore dhe tabelave të përputhshmërisë me Acquis, të eliminohen. Kjo arrihet përmes mundësisë teknike që ofron sistemi.
Përgatitja e legjislacionit nënkupton zhvillimin e të gjitha fazave të procesit të hartimit dhe harmonizimit të projekt akteve ligjore dhe akteve nënligjore të cilat kanë për qëllim rregullimin e një fushe të caktuar. Me Kushtetutën e Republikës së Kosovës përkatësisht me nenin 79 përcaktohet se nismën për të propozuar ligje, mund ta marrë Presidenti i Republikës së Kosovës nga fushëveprimtaria e saj/tij, Qeveria, deputetët e Kuvendit, ose më së paku dhjetëmijë qytetarë, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
Video Promovuese