Përkthimi i legjislacionit të BE-së është pjesë integrale e procesit të përafrimit të legjislacionit vendor me acquis të BE-së. Përkthimi i akteve ligjore të BE-së do të planifikohet në bazë të Programit Vjetor Legjislativ të Qeverisë si dhe në bazë të prioriteteve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit.
Fillimisht,ZKM do të bëjë identifikimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian të përkthyer deri më tani në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës nga institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, autoritetet, si dhe organet tjera të administratës shtetërore. Aktet e përkthyera nga institucionet tjera do t’i nënshtrohen procedurës së rishikimit dhe ZKM do të krijojë një databazë fillestare të këtyre akteve të përkthyera.
Në tërësi, procesi i përkthimit nënkupton kalimin e aktit të legjislacionit të Bashkimit Evropian nëpër këto faza: