Mirësevini në Sistemin Elektronik për Hartimin e Legjislacionit të Republikës së Kosovës

Sistemi elektronik për hartimin e legjislacionit - ''(LDS)", shërben si platformë hartuese që u mundëson zyrtarëve publikë në Qeverinë e Republikës së Kosovë që të hartojnë legjislacionin direkt në sistem. Si rezultat, palët e interesuara do të kursejnë kohë pasi që procedimi tutje i dokumenteve bëhet automatikisht nga sistemi. Njëkohësisht, procesi i përafrimit të legjislacionit të Kosovës me atë të BE-së përfiton nga ky sistem sepse tabelat e përputhshmërisë me Acquis hartohen drejtpërdrejtë në sistem. Po ashtu, sistemi mundëson që mangësitë e mëparshme siç janë: problemet teknike me formatizimin e projektakteve juridike të përgjithshme si dhe tabelave të përputhshmërisë me Acquis, të eliminohen. Kjo arrihet përmes mundësisë teknike që ofron sistemi.

Lexo më shumë  

 

Hartimi i legjislacionit

Hartimi i legjislacionit është proces që transformon politikat e qeverisë në akte juridike të përgjithshme. Me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, përkatësisht, me nenin 79 përcaktohet se nismën për të propozuar ligje, mund ta marrë Presidenti i Republikës së Kosovës nga fushëveprimtaria e saj/tij, Qeveria, deputetët e Kuvendit, ose më së paku dhjetëmijë qytetarë, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

Lexo më shumë  

 

Përafrimi i Legjislacionit

Këshilli i Bashkimit Evropian për shtetet aspiruese për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), në vitin 1993 ka përcaktuar kriteret e Kopenhagës, të cilat janë të natyrës politike, ekonomike dhe ligjore.
Rrjedhimisht, aspiratat e Republikës së Kosovës për t’u anëtarësuar në BE, nuk kanë të bëjnë vetëm me çështje politike dhe ekonomike, por, mbi të gjitha edhe me çështje ligjore.
Në saje të procesit të integrimit Evropian, përafrimi i legjislacionit vendor me legjislacionin e BE-së (acquis) përbën një ndër shtyllat kryesore që shpiejnë Kosovën drejtë integrimit Evropian. Në funksion të procesit integrues, institucionet e Republikës së Kosovës kanë ndërtuar infrastrukturën përkatëse ligjore për përafrimin e legjislacionit vendor me acquis.

Lexo më shumë  

 

Përkthimi i acquis

Përkthimi i legjislacionit të BE-së është pjesë integrale e procesit të përafrimit të legjislacionit vendor me acquis të BE-së. Përkthimi i akteve ligjore të BE-së do të planifikohet në bazë të Programit Vjetor Legjislativ të Qeverisë si dhe në bazë të prioriteteve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit. Fillimisht, ZL/ZKM do të bëjë identifikimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian të përkthyer deri më tani në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës nga institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, autoritetet, si dhe organet tjera të administratës shtetërore. Aktet e përkthyera nga institucionet tjera do t’i nënshtrohen procedurës së rishikimit dhe ZL/ZKM do të krijojë një databazë fillestare të këtyre akteve të përkthyera.

Lexo më shumë  

Video Promovuese